Gedicht ‘Kaalkop’

Kaalkop
Kaalkop
wimpers verbrand als het oog van een cycloop

dierbare kaalkop
glanzend – een riviersteen in de maneschijn
zacht klotst de winterdeken tegen je slapen.

Dierbare kaalkop
warm, rozig
gladgestreken door het schaarse licht van de schemering.

Dierbare kaalkop, lieve kop
met uitgestrekte armen druk ik je
met slaperige vingers streel ik je
grinnikend als een rondzwalkend kind dat naar huis komt
de zakken vol kiezelstenen
ná zijn omzwervingen in de late uren van de nacht
steentjes in alle vormen en kleuren.

Geruisloos ga ik liggen, doe mijn kleren niet uit
vóór de zon opkomt
hoog boven de horizon
en zo val ik in slaap.

In de palmen van de op mijn borst liggende handen
hou ik het imaginaire gewicht van de grootste riviersteen –
de dierbare kaalkop
hij beweegt met mijn adem op en neer
zoals de steen daar aan de waterkant.

Kokë tullace
Kokë tullace – e dashur
qerpikdjegur si sy ciklopi.

Kokë tullace – e dashur
Vezulluese si gur lumi nën dritën e hënës.
Në tëmtha të godasin lehtë çarçafët e dimrit.

Kokë tullace – e dashur,
e ngrohtë, e roztë,
e lëmuar me dritën e pakët të agimit.

Kokë tullace – e dashur,
me duart te zgjatura përpara të shtërngoj,
me gishtërinjtë e përgjumur të ledhatoj,
buzagaz si fëmijë bredharak që kthehet në shtëpi
nga shëtitjet e orëve të vona të natës,
me xhepa të mbushura plot me guralecë.

Guralecë të të gjitha formave dhe ngjyrave.

Ndër shtroje bie, pa u zhveshur,
përpara se dielli të ngrihet lart në horizont,
dhe ashtu më zë gjumi.

Në pëllëmbët e duarve të lëshuara mbi gjoks
mbaj peshën imagjinare të gurit më të madh -
kokës së dashur tullace.

Ajo përkundet me frymëmarrjen time
Siç përkundet guri atje në buzë të ujit.